Mijëra polakë kanë pritur për orë të tëra në shi, për t’i bërë nderimet e fundit presidentit të ndjerë Kazcynski dhe bashkëshortes së tij Maria.
Të dy, së bashku me 94 zyrtarë e politikanë të lartë, humbën jetën në aksidentin tragjik të së shtunës.
Krerë shtetesh, mes të cilëve presidenti amerikan Obama dhe ai rus Medvedev do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit që do të zhvillohet të dielën në Krakov.
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Polonisë, Bronisllav Komorovski, pritet të publikojë gjatë ditës datën e zgjedhjeve presidenciale. (rel)



