Polakët mund t’i japin sot ndërimet e fundit presidentit të tyre

Në kryeqytetin polak njerëzit kanë mundësinë këtë të martë që të vizitojnë dhe t'i japin nderimet e fundit presidentit Lech Kaczynski dhe gruas së tij Maria të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident ajror.

Ndërkohë që arkivoli i presidentit është sjellë të dielën pasdite në kishëzën e pallatit presidencial në Varshavë sot pritet të arrijë edhe kufoma e bashkëshortes së Kaczynskit.

Nga e shtuna mijëra polakë janë mbledhur para pallatit presidencial për të shfaqur pikëllimin e tyre. Këtë të martë mblidhen në një seancë përkujtimore edhe dy dhomat e parlamentit polak,
Sejmi dhe Senati.

Ndërkohë nuk kanë të ndalur spekullimet se mos ka qenë vetë Kaczynski ai që ka urdhëruar uljen  e rrezikshme të avionit në Smolensk të Rusisë megjithë mjegullën e dendur.  

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: