Në hapje të samitit për sigurinë bërthamore që filloi punimet në Uashington, presidenti amerikan Barack Obama bëri thirrje për hapa specifikë dhe konkretë për të mbrojtur materialin bërthamor që të mos bjerë në duar të terroristëve.
Qëllimi im është ta bëjmë botën pak më të sigurtë, deklaroi Obama në takimin e nivelit të lartë në Uashington, ku po marrin pjesë përfaqësuesit e lartë të 47 shteteve të ndryshme të botës.
Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi që të flitet edhe për sigurimin e materialit të dobët radioaktiv, me të cilin mund të prodhohen të ashtuquajturat bomba të papastra.
Pak para fillimit të samitit është shënuar suksesi i parë.
Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoëitsch deklaroi gjatë një takimi me homologun e tij amerikan Barack Obama, se deri në vitin 2012 e tërë sasia e uranit të pasuruar në ish Republikën Sovjetike do të bëhet e padëmshme.(dw/aktualiteti)



