1.5 milionë amerikanë janë islamizuar që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit

Që pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit të vitit 2001, të paktën 1.5 milionë amerikanë kanë pranuar Islamin, duke u bërë kështu myslimanë.

Lajmi bëhet i ditur nga stacioni televiziv amerikan, CNN, njëri prej kanaleve me prestigjioz jo vetëm në SHBA, por edhe në Botë.

Ky televizion i ka kushtuar një speciale këtij fakti, duke treguar eksperiencat e kalimit në Islam të dy zonjave amerikane që zgjodhën këtë fe pas sulmeve ndaj kullave binjake.

S'ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, thotë Allison Poole këtë frazë tre herë në gjuhën arabe dhe pastaj tre herë në gjuhën angleze, dhe ceremonia e konvertimit të saj u kompletua. Tani ajo është pjesëtare e fesë Islame.
CNN tregon se Allison Poole lindi e u rrit si një baptiste e krishtere, por në Ramazanin e kaluar pranoi të bëhej pjesë e familjes së madhe islame.

Pas pranimit të Islamit, ajo ndihet më afër paqes dhe pranon se Islami ia ka ndryshuar jetën plotësisht.

Familja e saj e ka respektuar në zgjedhjen që ka bërë, por, për fat të keq, siç na tregon ajo, amerikanët vazhdojnë të kenë ende paragjykime ndaj Islamit dhe ndjekësve të tij.

Barbara Cartabuke është një tjetër amerikane që ka pranuar Islamin pas 11 Shtatorit të vitit 2001. Mendoj se tani është koha kur njerëzit duhet të kërkojnë përgjigjet e vërteta, shprehet ajo, duke shtuar se tashmë kishte gjetur besimin tek Zoti, për të cilën nuk e kishte gjetur më parë.

Barbara krenohet me zgjedhjen e saj dhe thotë se do ta mbajë përjetë.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: