;)

Ejup Ganiq lirohet me pagesë nga arresti

Një gjykatë britanike e ka liruar me pagesë ish zyrtarin e lartë boshnjak Ejup Ganiq, i cili ishte arrestuar më herët këtë muaj, në bazë të akuzave nga Serbia për krime të luftës.
Ganiq, 64 vjeçar, ishte arrestuar më 1 mars në aeroportin londinez, Hithrou, sipas fletarrestit të Serbisë, lidhur me vrasjen e trupave jugosllave në Bosnjë në vitin 1992.

Serbia e akuzon Ganiqin se ka urdhëruar vrasjen e më se 40 ushtarëve, që ktheheshin nga Sarajeva, në fillim të luftës.

Mëgjithatë konfirmohet se ai duhet të mbetet në Londër dhe rregullisht t’i paraqitet policisë

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: