Mykola Azarov kryeministër i Ukrainës

Ish-ministri i Financave, Mykola Azarov, është përzgjedhur ta drejtojë qeverinë e re ukrainase, e mbështetur nga një koalicion parlamentar që bashkon tri formacione politike.
 
Aleanca e re, e cila ka 235 nga 450 anëtarë të Dhomës, përbëhet nga Partia e Rajoneve e presidentit Viktor Yanukovych, Partia Komuniste dhe një grup deputetësh besnikë të Volodimir Litvinit, kryetarit të Parlamentit.
 
Gjatë sesionit parlamentar të mbajtur të enjten në mëngjes, tri partitë së pari janë pajtuar për formimin e një koalicioni, pastaj menjëherë janë mbledhur për ta caktuar Azarovin në postin e kryeministrit, ashtu sikur edhe pritej, ka treguar zëvendëskryetari i Partisë së Rajoneve, Mikhailo Tchetchetov.
 
Mikola Azarov, 62 vjeç, i afërt me presidentin e ri Yanukovych, e zëvendëson Yulia Tymoshenkon, e cila është shkarkuar me anë të një mocioni javën e kaluar.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: