;)

SHBA: 149 miliard $ për të papunët dhe taksat

Senati amerikan  ka miratuar një paketë me vlerë 149 miliardë dollarë për ndihmën ndaj të papunëve dhe shkurtimin e taksave. 

Paketa e miratuar nga Senati, kaloi me 62 vota pro dhe 36 kundër, dhe tani do të shkojë në Dhomën e Përfaqësuesve, ku shumë demokratë kanë kërkuar masa më të ashpra për rritjen e punësimit në vend.

Ndërkohë, Dhoma amerikane e Përfaqësuesve refuzoi pothuajse njëzëri një projektrezolutë që i kërkonte presidentit, Barak Obama tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. 

Por, dhjetëra demokratë në këtë dhomë e mbështetën projektrezolutën, çka tregon ndarjet mbi politikën për luftën në Afganistan në prag të zgjedhjeve për në Kongres. 

Gjashtëdhjetë e pesë ligjvënës, pjesa më e madhe e tyre demokratë votuan për tërheqjen e trupave, në projektrezolutën e ideuar nga demokrati liberal, Dennis Kucinich, ndërkohë që 356 votuan kundër. 

Ndërkohë, demokratët po vazhdojnë përpjekjet për të ulur përqindjen e papunësisë, e cila aktualisht është 9,7 përqind, ku në Shtetet e Bashkuara pritet të zhvillohen në muajin nëntor zgjedhjet për në Kongres, ku republikanët duken më të favorizuar. (start/Aktualiteti)

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: