;)

Pakistan: Vriten 5 punonjës të “World Vision”

Pesë punonjës të organizatës humanitare “ World Vision” kanë humbur jetën nga një sulm terrorist në Pakistan.

Bëhet e ditur se sulmi  ka ndodhur sot në zyrat e kësaj organizate, në afërsi të qytetit Oghi në veriperëndim të vendit, ka thënë Rasul Shah, zyrtar i policisë, në një fjalim televiziv.

Pesë viktimat, dy gra dhe tre burra, janë punonjës të kësaj organizate.
 
Të gjithë ishin shtetas pakistanez, tha policia.

Përfaqësues të “World Vision” thanë se shtatë punonjës të tjerë u plagosën dhe një anëtar tjetër i stafit  ishte zhdukur.

Besohet se autorë të sulmit janë militantët islamikë.

Organizata nëpërmes një deklarate ka dënuar sulmin, duke shpjeguar se kishte punësuar përdorur qytetarët vendas për të ndihmuar në projektin e saj humanitar në Pakistan.

Ata që vrasin punonjësit humanitarë duhet të rikujtohen se ata nuk janë duke i vrarë vetëm banorët e vendit të tyre, por edhe njerëz  që duan të përmirësojnë jetën e viktimave të varfërisë dhe padrejtësisë thuhet në deklaratën e lëshuar sot pas sulmit.

Raportimet e para flasin se sulmuesit fillimisht kishin vendosur bomba në ndërtesë dhe më pas hapën zjarr mbi zyrat e organizatës humanitare.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: