Katër njerëz janë dënuar me burg të përjetshëm në provincën Baluçistan në Pakistan për shkak se kanë varrosur të gjalla pesë gra.
Një tjetër njeri i ndërlidhur me rastin u dënua me gjashtë muaj burg, ndërsa 16 të pandehurit e tjerë u liruan për të ashtuquajturën “vdekje të nderit”.
Vrasja e grave në rajonin Xhafarabad në gusht të vitit 2008, tërhoqi vëmendjen e opinionit botëror.
“Vrasjet e nderit” të grave pakistaneze ndodhin rregullisht, por jo të gjitha rastet raportohen në media.



