Parlamenti Europian lehtëson lëvizjen për vendet jashtë Shengen

Qytetarët e shteteve jashtë BE-së që kanë marrë një vizë tre mujore në një nga vendet e zonës Shengen, lejohen të udhëtojnë lirshëm në të gjitha shtetet e tjera të kësaj zone.

Kjo në bazë të rregullores së re që miratoi të martën Parlamenti Evropian. Rregullorja e re e PE-së e cila u votua me 562 vota pro, 29 kundër dhe 51 abstenime, do të hyjë në fuqi më 5 prill të këtij viti.

Rregullat e reja, synojnë të rrisin lëvizjen e lirë dhe nuk do të kenë elementë shtesë të sigurisë në porte apo aeroporte.

Por këto rregulla nuk do të zbatohen në asnjë rast në Britani të Madhe, Irlandë dhe Danimarkë, pasi këto shtete nuk janë pro kësaj rregulloreje.

Shumica e shteteve të BE-së do të jenë në gjendje të përdorin Sistemin Informativ Shengen (SIS), për të konsultuar listat e udhëtarëve.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: