Spanjë: Bora e ka neutralizuar Kataloninë

Në krahinën spanjolle Katalonia ka rënë deri gjysmë metri borë, gjë që ka shkaktuar kaos në trafik, kurse mijëra njerëz kanë mbetur në rrugë apo në trena.

Për shkak të borës së lartësisë të madhe, pushteti spanjoll ka ndërprerë mësimin në 476 shkolla publike, kurse mbi 200 mijë amvisëri kanë mbetur pa energji elektrike.

Në Barcelonë janë anuluar linja të shumtë autobusësh, për shkak se mbretëron kaos në trafik, kurse rreth 50 rrugë katalonase janë mbyllur krejtësisht për trafik, derisa në vendkalimin kufitar La Jonquera kanë mbetur të bllokuar rreth 4000 kamionë.

Të përkujtojmë, gati dy mijë udhëtarë autobusësh e trenash në Pirinejet lindore kanë mbetur të burgosur në borë, kurse natën e kanë kaluar në salla të pritjes apo në trena.

Duke iu falënderuar zjarrfikësve, të cilët kanë sjellë karburante plotësuese, nxehja e trenave është bërë e mundshme edhe natën.

Thuhet se është çrregulluar edhe trafiku rrugor, ku  1.200 persona natën e kanë kaluar në sallat e pritjes.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: