;)

Novak: Qeveritë e pengojnë hetimin e torturës

Tortura aplikohet në shumicën e vendeve, por qeveritë nuk e lejojnë OKB-në të hetojë nëse ekziston në territorin e tyre apo jo ka thënë  hetuesi i posaçëm i OKB-së, Manfred Novak.

Arsyeja kryesore për përhapjen e torturës paraqet funksionimi i dobët i sistemit gjyqësor, në kuadër të cilit shumë shtete dëshmi kryesore konsiderohen deklaratat e dëshmitarëve, thotë Novak.

Ai tha se në disa vende ku është ftuar, siç janë Kina, Jordani, Indonezia, Guineja Ekuatoriale dhe Kazakistani, ishte vëzhguar intensivisht  ndërsa dëshmitarët dhe të burgosurit me të cilët kishte biseduar ishin frikësuar.

Shumë vende tjera, si Egjipti, Etiopia, India, Irani, Izraeli, Tunizi dhe Uzbekistani, nuk i ishin përgjigjur kërkesës së tij për vizitë, ndërsa disa vende, midis të cilave SHBA dhe Rusia, ose refuzuan lejimin e bisedave të ndjeshme ose shtynë vizitën në momentin e fundit.

Në Zimbabve është arrestuar pas aterrimit në aeroportin e Harares dhe kaloi natën në paraburgim, duke u përzënë më vonë.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: