CIA: Pjesa me e madhe e krerëve të Al -Kaidës janë vrarë

Operacionet e fundit të antiterrorizmit kanë çuar në vdekjen e më shumë se gjysmës së 20 udhëheqësve kryesorë të Al Kaidës njofton CIA.

Këto komente i ka bërë  Leon Panetës, shefi i Shërbimit amerikan të Zbulimit, CIA, gjatë një konference në Universitetin e Oklahomës.

Sipas tij shumica e operacioneve janë kryer në zonat fisnore të Pakistanit, të cilat janë konsideruar si rajone të sigurta për pjesëtarët e rrjetit terorist.

Paneta ka thënë  se ka tregues që flasin për ndryshimin e taktikave nga Al Kaida, që kjo e fundit synon dërgimin në Shtetet e Bashkuara të atentatorëve të mundshëm vetvrasës, të cilët nuk kanë ndonjë lidhje me terrorizmin në të shkuarën e tyre.

Ai ka thënë është i bindur në vendosmërinë e rrjetit terrorist që të vrasë sa më shumë amerikanë që është e mundur.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: