Interpoli i është bashkangjitur ekipit hetues në Dubai, që po heton vrasjen e një prej drejtuesve të Hamasit.
Interpoli gjithashtu ka futur në listën e të kërkuarve 16 persona të tjerë që akuzohen për përfshirjen në vrasjen e militantit palestinez Mahmud al Mabuh. Numri i personave të kërkuar tashmë nga Interpoli për rastin në fjalë ka shkuar në 26.
Al Mabuh u vra në një hotel të Dubait në janar të këtij viti. Policia e emirateve akuzon shërbimin izraelit të zbulimit Musad se qëndron pas operacionit për vrasjen e al Mabuhit. (rel)



