Sulm vetëvrasës në Pakistan

Të paktën 11 vetë u vranë dhe mbi 60 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe pranë një ndërtese qeveritare në qytetin pakistanez të Lahores.

Policia tha se një militant vetëvrasës u përplas me makinë me murin rrethues të ndërtesës dykatëshe të Agjensisë Federale të Hetimeve duke e shkatërruar atë.

Sasia e eksplozivit që shpërtheu ishte kaq e madhe sa e shkatërroi plotësisht ndërtesën dykatëshe, ku ishin zyrat e ekspertëve të luftës kundër terrorizmit të Agjensisë Federale të Hetimeve.

Skuadrat e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë nga rrënojat personat që kanë mbijetuar.

Nga ky sulm u vranë apo u plagosën edhe disa kalimtarë, përfshirë disa fëmijë që po shkonin në shkollë në momentin e shpërthimit.

Zyrat e shërbimeve të sigurisë janë vënë në shënjestër edhe më parë në Lahore dhe në qytete të tjera.

Mendohet se këto sulme janë kryer nga militantë që kanë lidhje me talebanët.

Shpërthimi në qytetin e Lahores ndodhi pasi forcat pakistaneze të sigurisë njoftuan se kishin arrestuar në komandant të lartë të Al Kaidës, shtetasin egjiptiano-amerikan, Abu Jahja Azem.

Ai besohet se është në rrethin e ngushtë të Osama Bin Ladenit dhe ka drejtuar operacionet në Afganistan. (BBC)

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: