Iran: Ekzekutohen me varje dy trafikantë droge

Dy trafikantë droge janë ekzekutuar me varje në Khoramabad (perëndim të Iranit), ka njoftuar të hënën agjencia zyrtare IRNA.

Bëhet e ditur se dy burra janë ekzekutuar në fillim të javës (java iraniane fillon të shtunën), thekson  IRNA.

Sipas një llogaritjeje të bërë nga agjencia AFP në bazë të informacioneve të publikuara nga shtypi lokal, numri i personave të ekzekutuar me varje në Iran që nga fillimi i vitit arrin në 27.

Ndryshe në vitin 2009, së paku 270 persona janë ekzekutuar në Iran.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: