;)

Senatori Voinovich: Çështja e Kosovës ka marrë fund

Senatori amerikan me preardhje serbe, George Victor Voinovich, ka deklaruar se çështja e Kosovës ka marrë fund. Ky senator republikan ka vlerësuar se pavarësia ishte e vetmja zgjidhje e drejtë për Kosovën pas spastrimit etnik të kryer nga Sllobodan Millosheviqi. “Pavarësia e Kosovës, ndonëse ka pasur të meta nga ana e bashkësisë ndërkombëtare kur u shpall dhe u njoh, ka qenë e vetmja zgjidhje duke parë padrejtësinë e krijuar nga Millosheviqi ndaj popullsisë shqiptare”, ka deklaruar Voinovich.
Senatori i Illinois, i cili pas 40 vjetesh karriere do të dale në pension, ka qenë një figurë e rëndësishme e diasporës serbe, e cila e ka dekoruar atë disa herë.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: