Komandanti më i lartë i trupave të ushtrisë amerikane dhe të Natos në Afganistan, Gjenerali Stanley McChrystal (Stenli Mekristal), ka paralajmëruar se misioni ushtarak ndërkombëtar atje mund të përfundojë me disfate nëse brenda vitit të ardhshëm nuk dërgohen trupa ushtarake shtesë. Mekristal ka shtuar se suksesi në Afganistan është ende i arritshëm, nëse forcat ushtarake mund të ndryshojnë inercinë që ka marrë kryengritja. Gazeta New York Times ka botuar një analize sekrete që kishte bërë Gjenerali Mekristal.
Ai thoshte se mungesa e burimeve të nevojshme do të çojë në një konflikt më të gjatë dhe më të kushtueshëm, që ka gjasa të përfundojë në disfatë. Presidenti Barak Obama dhe ekipi i tij janë duke shqyrtuar raportin e Gjeneralit Mekristal.



