Liderët me seksi, Topi në vendin e 10-të

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, është në vendin e 10-të në klasifikimin e "Hottest Head of State", që liston mbretërit, krerët e shteteve e të qeverive më seksi në planet.

Nuk dimë nëse është bërë ndonjë lloj tjetër klasifikimi më parë, po mesa duket ky është vendi më i mirë që ka fituar një drejtues shqiptar.
 
Në listën e publikuar edhe nga mediat italiane, (hottestheadsofstate.wordpress.com/list/) me hak vendi i parë i takon kryeministres ukrainase Yulia Tymoshenko (edhe pse për të janë vendosur foto të 25 viteve me parë!)
 
Vendi i dytë shkon për kryeministrin norvegjez Jens Stoltenberg, i cili duket si aktor Hollyëood, ndërsa medalja e bronxit për mbretin e Bhutan, Jingme Khesar Namgyel Ëangchuck.
 
Presidenti ynë renditet i 10-ti duke lënë pas Obamen (në vendin e 15-të) dhe Putin (në vendin e 18-të).
 
Më pas lista vijon me Sarzoky, ndërsa Ahmadinejad ndodhet në vendin e 48-të. (tch)

 

1.   Yulia Tymoshenko Kryeministre e Ukrainës
2.   Jens Stoltenberg Kryeministër i Norvegjisë
3. Jigme Khesar Nagmyel Wangchuck Mbret i Bhutanit
4. Josepf Kabila President i Republikes Demokratike të Kongos
5. Cristina Fernandez de Kirchner Presidente e Argjentinës
6. Rafael Correa President i Ekuadorit
7. Henri Grand Duke i Luksemurgut
8. Roosevelt Skerrit Kryeminister i Dominaka
9. Gloria Macapagal-Arroyo Kryeministre e Filipineve
10. Bamir Topi President i Shqipërisë
 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: