Bruksel- Presidenti i Komisionit të BE-së, Jose Manuel Barroso, ka kërkuar nga Çekia ratifikimin e shpejtë të marrëveshjes së Lisbonës. Nëse Gjykata Kushtetuese e vendit do të hedhë sërish poshtë paditë kundër marrëveshjes për reformën e BE-së, nuk ka më asnjë arsye për ngurrim, ka thënë Barroso pas një bisede me Kryeministrin çek, Jan Fischer, në Bruksel.
Barroso e paralajmëroi Pragën për rreziqet e ngritjes së “pengesave artificiale”. Të martën Fischer përkrahu kërkesat e Presidentit çek Vaclav Klaus, kritik ndaj BE-së, për një protokoll shtesë për marrëveshjen reformuese.



