Një familje e fuqishme akuzohet se ka qenë pas masakrës më të madhe politike në Filipine.
Vrasjet janë komplotuar gjatë një darke.
Një dëshmitar, ish-shërbëtor i shtëpisë, tha se familja e kishte diskutuar vrasjen e rivalëve të tyre politikë gjashtë ditë para darkës në të cilën 57 vetë vdiqën.
Ai citoi të dyshuarin kryesorë Andal Ampatuan të ketë thënë: "vritini që të gjithë ata".
Në mesin e viktimave ishin edhe anëtarë të një familje kundërshtare politike, si dhe një gazetar që udhëtojnë me ta.
I akuzuari kryesorë Andal Ampatuan është paraqitur në një sallë gjyqi të veçantë e ndërtuar brenda burgut të policisë në Manila.
Ai i mohon akuzat e vrasjes së shumëfisht, që rrjedhin nga vrasjet masive të vitit të kaluar.
Trupat e 57 viktimave u gjetën në një varr masiv në një zonë të largët malore të provincës Maguindanao, nëntorin e vitit të kaluar.
Disa prej tyre kanë qenë të masakruar brutalisht.
Në mesin e viktimave ka pasur edhe femra, si dhe gruaja e një anëtari të familjes rivale politike, Toto Mangudadatu.
Ajo kishte qenë drejtë paraqitjes së kandidaturës së saj zgjedhore.
Prokurorët thonë se i akuzuari Ampatuan, në atë kohë një kryetar lokal, kishte komplementuar masakrën kundër rivalëve të tij të mundshëm për kandidimin në zgjedhje.



