Honduras, 15 të vdekur nga një sulm në një fabrikë këpucësh

Një grup burrash të armatosur me pushkë sulmuan një fabrikë të këpucëve në Honduras, duke vrarë të paktën 15 vetë dhe duke plagosur tetë të tjerë.

Sipas zyrtarëve, së paku katër burra hynë në fabrikë në qytetin verior bregdetar të San Pedro Sula dhe hapën zjarr mbi punonjësit.

Trembëdhjetë persona vdiqën në vendngjarje dhe dy ndërruan jetë më vonë në spital.

Zëdhënësi i policisë Leonel Sauceda, tha se motivi nuk ishte i qartë, por ai nuk e përjashtoi një lidhje me trafikun e drogës.

San Pedro Sula, shpesh ka qenë qendër e betejave me armë në mes të trafikantëve të drogës, si edhe në mes bandave famëkeqe të rrugëve në vend.

Të gjitha viktimat thuhet se ishin djem të rinj, mes moshës 17 dhe 24 vjeçare.

Fabrika është në jug-perëndim të qytetit San Pedro Sula, rreth 245km në veri të kryeqytetit, Tegucigalpa.

 



 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: