Së paku katër persona janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur në një shpërthim pranë selisë së policisë në qytetin veri-perëndimor Kohat të Pakistanit.
Makina bombë shpërtheu në dyert e kompleksit të policisë, ku disa persona ishin duke qendruar aty pranë.
Shumë ndërtesa janë shembur apo dëmtuar përreth vendit, derisa ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje.
Kohat gjendet rreth 50 km në jug-perëndim të Peshavarit dhe është pranë zonave fisnore të militantëve.



