Qindra dhe mijëra protestues kanë dalë në rrugët e Francës si shenj e zemërimit mbi masat e qeverisë ndaj kursimeve të tyre.
Mitingjet vijnë pas një greve 24-orëshe kombëtare, që ka ndërprerë fluturimet dhe shërbimet hekurudhore dhe shkollat janë mbyllur po ashtu.
Zyrtarët thanë se 450 mijë njerëz marshuan në qytete në të gjithë vendin, para tubimit kryesor në Paris që u mbajt më vonë.
Aktivistët janë të zemëruar me rregulloren e re të qeverisë për pensionet e tyre, si dhe rritjen e moshës së pensionimit që tani tashmë është prej moshës 60 deri 62 vjet.
Mosha e daljes në pension në Francë është nën mesataren evropiane, por propozimi do të përbënte një rritje të konsiderueshme në vend, ku banorët e ruajnë me xhelozi kualitetin e jetës.
Sipas rregullave aktuale, si burrat edhe gratë në Francë mund të dalin në pension në moshën 60 vjeçare, duke siguruar që ata kanë paguar kontributet e sigurimit social për 40 vjet edhe pse ata nuk kanë të drejtë për një pension të plotë deri sa ata të jenë në moshën 65 vjeçare.
Qeveria thotë se do të mund të shpëtojë 70 miliard euro duke ngritur moshën e pensionit në 62 nga viti 2018.
Presidenti Nikolas Sarkozi thotë se reformat janë të nevojshme për të përballuar një popullsi të vjetër dhe shpenzimet e larta publike në vend.



