"Ne duhet të përgatitemi për një fund të Belgjikës," tha Laurette Onkelinx (Loret Onkelinks), politikane nga radhët e Partisë Socialiste frengjishtëfolës të Belgjiskës. Sipas saj, duhet konsideruar ndarjen.
"Ne nuk mund të injorojmë se në mesin e një pjese të madhe të popullsisë falamane (flemishtfolës), ndarja është një dëshirë. Pra, PO, ne duhet të përgatitemi për një fund të Belgjikës. Kur unë shoh letrat që unë marrë ... shumë njerëz imagjinojnë se kjo është e mundur. Politika duhet të jetë e përgatitur për këtë rast. Të mos shpresojmë por të përgatitemi, " tha reprezentuesja
e Partisë Socialiste frankofone në një intervistë për të përditshmen belge “La Dernière Heure”.



