Save the Children thotë se rreth katër milion të vdekjeve të parandalueshme të fëmijëve kanë ndodhur gjatë 10 viteve të fundit, sepse shtetet e fuqishme kanë dështuar për t'i ndihmuar të varfërve.
Në një tjetër raport të agjencisë së OKB-së për fëmijët UNICEF, theksohet se gjithashtu ekziston një ndarje e madhe ndërmjet fëmijëve me prejardhje të pasur dhe të varfër.
Raportet vijnë dy javë para një takimi që do të mbahet në Nju Jork për Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit.
Mesazhi i të dy raporteve është se, duke ndihmuar një vend për t'u bërë i pasur, nuk do të thotë të shpëtohen jetët e shumë fëmijëve.
Save the Children thotë se shumë vende në zhvillim përdorin metoda për të reduktuar numrin e vdekjeve të fëmijëve. Gjë që varet shumë edhe nga mirëqenia e komunitetit, ndërsa vendet në nevojë nuk e kanë një mundësi të tillë. Duke e përshkruar kështu si një prirje të rrezikshme.
UNICEF thotë se 20% e fëmijëve të varfër nga familjet e vendeve në zhvillim, janë dy herë më shumë të ekspozuar ndaj vdekjes, në ndryshim prej 20% të fëmijëve me prejarrdhje të pasur.
Dhe ky numër është në rritje duke i bërë fëmijët edhe më të prekshëm.
Agjencia thotë se disa vende kanë treguar se, fokusimi tek vendet e varfëra mund të zvogëlojë vdekshmërinë e fëmijëve në mënyrë të ndjeshme.



