Tre fëmijë vdesin nga sulmi vetëvrasës në Pakistan

Së paku tre nxënës shkolle janë ndër 17 të vrarët në një shpërthim vetëvrasës me makinë në veri-perëndim të Pakistanit.

Incidenti ndodhi në një stacion policie në qytetin Lakki Marwat, në krahinën Khyberit Pakhtunkhwa.

40 vetë janë plagosur, ku përfshihen edhe11 oficerë të policisë.

Në mesin e rrënojave  mund të shihen libra dhe çanta të shkollës.

Një zyrtar i policisë në Lakki Marwat tha se bomba e së hënës ishte vendosur në një makinë që shkonte drejtë stacionit të policisë.

Por bomba goditi një autobus shkolle para se t'i binte murit të pasmë të stacionit të policisë.

Një dyqan dhe xhamia gjithashtu ishin të dëmtuar pjesërisht.

Më shumë se 100 vetë u vranë në sulmet mbi muslimanët Shia në Pakistan javën e kaluar, ku talibanët morën përgjegjësinë e sulmeve.

Forcat e sigurisë së Pakistanit kanë luftuar militantët e talibanëve dhe të al-Kaidës me bazë në veri-perëndim të vendit.

Anëtarët e talibanëve afganë kanë bazat e tyre në rajon.

 



 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: