Gjermania zgjatë jetën e centraleve bërthamore

Koalicioni qeveritarë i Gjermanisë ka vendosur të zgjasë jetën e centraleve bërthamore në vend me një mesatare prej 12 vjetësh.

Sipas marrëveshjes, disa impiante do të mbeten në prodhim deri vitin 2030, në vend që të ndalen në vitin  2021, ashtu siç kishte vendosur qeveria e mëparshme.

Kancelarja Angela Merkel argumentoi se burimet e ripërtëritshme nuk janë zhvilluar mjaftueshëm për të braktisur energjinë bërthamore.

Ministrat u takuan të dielën vonë për të diskutuar planin në zhvillim për të njoftuar se 17 impiantet e vjetra bërthamore të Gjermanisë do të mbeten në prodhim edhe për tetë vjet pas afatit të paracaktuar të vitit 2021.

 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: