Portugali: Vërtetohet abuzimi seksual i 32 fëmijëve në jetimore

Shtatë të pandehurit në një gjyq për pedofili në Portugali janë shpallur fajtorë.

Të akuzuarit ishin kryesit kujdestarë për fëmijët e një rrjeti shtetëror të shtëpive për djem.

Gjashtë burra dhe një grua përfshirë edhe Carlos Cruz, një ish-prezantues televiziv, dhe Jorge Ritto, një ish-ambasador.

Në mesin e tyre pati nga ata që ishin akuzuar për qindra akuza mbi përdhunimin dhe abuzimin e 32 djemve në vitet 90-të.

Djemt tani janë rreth moshës 16 dhe 22 vjeçare dhe ishin të gjithë banorë në shtëpinë e fëmijëve Casa Pia në Lisbonë . 

 

Gjyqtarët në këtë çështje janë ende duke lexuar vendimin e plotë në secilën prej qindra akuzave, por gjykata ka vendosur se shumica dërrmuese e abuzimit seksual është vërtetuar.

I dyshuari kryesor ishte një ish-shofer nga Casa Pia, të cilin gjykata e ka gjetur fajtor pasi ka abuzuar qindra raste.

Ai më pas filloi t'u ofrojë fëmijët edhe njerëzve të tjerë për të holla, duke përfshirë edhe ish ambasadorin Ritto.

Cruz ka hedhur poshtë vendimin si një "gabim" dhe rezultatin e ka konsideruar si "një hakmarrje".

"Kjo është një nga gabimet më monstruoze në historinë e gjyqësorit të Portugalisë," tha ai.

Ky rast është një nga më të gjatët në historinë e drejtësisë në Portugali, që zgjati më shumë se pesë vjet, ku dëshmuan me qindra njerëz.

Gjatë gjykimit, 32 viktimat, rreth moshës 16-22 vjeçare, dhanë dëshminë e tmerrshme se janë përdhunuar nga të rriturit në bodrumet e errëta, makina dhe shtëpi të vetmuara.

Një nga viktimat, tani në fillim të 20-tave, ishte aq i keqtrajtuar sa tani ai është jashtë kontrollit.

Pothuajse të gjithë djemt i identifikuan abuzuesit e tyre duke vënë ato në sallën e gjyqit.

Megjithatë, Rainsford Sara korospodent i BBC-së në Lisbonë thotë së mendohet se mund të ketë shumë viktima të tjera që janë ende shumë të frikësuar të flasin.

Pedofilizmi i dyshuar në Casa Pia thuhet se ka filluar në mes të viteve 1970, por nuk ishte zbuluar deri në vitin 2002, kur nëna e një djali të vendosur në një nga shtëpitë shtetërore në Lisbonë tha se ai ishte keqtrajtuar nga stafi atje.

Casa Pia është institucion 230-vjeçar i vjetër i cili kujdeset për rreth 4.500 fëmijë nëpërmjet një rrjeti prej 10 shtëpive.



Strehimorja për djem në Lisbonë Casa Pia, njëri nga vendet ku ka ndodhur keqtrajtimi i fëmijëve.



Ish diplomati dhe ambasadori i UNESCO-s Jorge Ritto, është njëri ndër të pandehurit në gjyqin më të madh të abuzimit seksual të fëmijëve në Portugali.



Bernardo Teixeira, një nga viktimat e abuzimit seksual të fëmijëvë në shtëpinë shtetërore në Lisbonë të quajtur Casa Pia, tek arrin në gjykatën e Lisbonës, e premte 3 shtator 2010



Gazetarë rreth Carlos Cruz, një ish-prezantuesi televiziv i cili është në bankën e të akuzuarve.



Carlos Cruz, ish-prezantues televiziv popullor në Portugali, arrin në gjykatën e Lisbonës, e premte 3 shtator 2010 për vendimin e gjyqit të madh të abuzimit seksual të fëmijëve, që ka zgjatur pothuajse gjashtë vjet.
Ish punonjës në një jetimore shtetërore janë të akuzuar për marrje pjesë në një rrjet të abuzimit të fëmijëve sistematikisht, ku janë të implikuar gjashtë të pandehur përfshirë edhe Carlos Cruz.


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: