Militantët në Gaza kanë premtuar të përshpejtojnë sulmet kundër Izraelit, pas bisedimeve të para të drejtpërdrejta midis udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë që nga viti 2008.
Një zëdhënës i Hamasit tha se 13 grupet kishin bashkuar forcat për të nisur "sulme më efektive".
Në Izrael, aktivistë të krahut të djathtë i dënuan gjithashtu bisedimet në Washington.
I dërguari i SHBA-së në Lindjen e Mesme tha se bisedimet, në mes kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësit palestinez Mahmoud Abbas, kanë qenë "konstruktive".
Bisedimet në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, që vinë pas 20 muajve, kanë qenë të nxitura nga presidenti Barack Obama, i cili i dha të dy palëve një afat prej një viti për të arritur një zgjidhje të mundhsme.
Delegacionet izraelite dhe palestineze ranë dakord të takohen përsëri në Lindjen e Mesme në dy javët e ardhshme.



