Karzai qorton vrasjet e civilëve nga Nato

Presidenti afgan thotë se viktimat e vrara nga Nato prej sulmit ajrorë në veri të Afganistanit janë civilë.

Presidenti afgan Hamid Karzai ka dënuar sulmin ajror nga forcat e NATO-s.

Ai thotë se janë vrarë 10 punëtorë të fushatës zgjedhore, edhe pse zyrtarët e SHBA thonë se sulmi kishte si cak një lider islamik.

NATO tha se sulmi ajrorë mbi një automjet në veri të krahinës Takhar në distriktin e qetë të Rustaq, ka vrarë ose plagosur më shumë se 12 kryengritës të enjten, përfshirë edhe një komandant të Talibanëve dhe kreun lokal të një grupi të rebeluar, të lëvizjes Islamike të Uzbekistanit, që janë përgjegjës për sulmet në Kabul dhe gjetiu.

Megjithatë Karzai tha se sulmi ajrorë kishte vrarë 10 punëtorë të fushatës elektorale, që punonin për një kandidat për zgjedhjet parlamentare të 18 shtatorit në Afganistan.

"Qëllimi i sulmit ajrorë duhet të hetohet plotësisht," tha presidenti në një konferencë të përbashkët shtypi në Kabul, me sekretarin e mbrojtjes të SHBA-ve, Robert Gates.

Gates tha se ai nuk ishte i informuar për viktimat civile, por tha se sulmi kishte goditur objektivin e synuar dhe premtoi një hetim.

"Unë jam në gjendje të konfirmoj se një zyrtar shumë i lartë i Lëvizjes islamike të Uzbekistanit ishte objektiv i sulmit dhe ai u vra," tha Gates.

"Kjo është hera e parë që dëgjova se civilët mund të jenë vrarë dhe sigurisht që do të shohim në se kjo është e vërtetë," tha ai.

Rritja e dhunës dhe frikës ndaj korrupsionit janë kërcënuesit kryesorë të votimeve parlamentare, deri më tani 13 punëtorë të fushatës dhe mbështetës janë vranë në këto javët e fundit.
 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: