Meksikë, 27 persona të vdekur të kartelit të drogës

Ushtria meksikane tha se ka vrarë 27 të dyshuar të armatosur të kartelit të drogës në një përleshje afër kufirit me SHBA-në.

Një patrullë ra në zjarr derisa po i afrohej një kampi trajnimi gjatë një kërkimi ajrorë mbi Ciudad Mier, tha ushtria.

Dy ushtarë u plagosën gjatë luftimeve, në shtetin e Tamaulipas.

Tamaulipas është kthyer në qendër të luftimeve këto kohët e fundit, pasi dhuna në mes karteleve të drogës që shtyhen për kontrollin e kanaleve të kontrabandës në SHBA është në rritje.

Kartelet rivalë Zetas dhe ai i Gjirit së fundi kanë zhvilluar një luftë të përgjakshme atje.

Ushtria tha se tre persona të cilët ishin rrëmbyer nga banda u liruan gjatë kontrolli të fundit.

Më shumë se 28 mijë njerëz kanë vdekur nga dhuna e drogës në Meksikë, prejse presidenti Felipe Calderon urdhëroi ushtrinë dhe policinë federale të luftojë kartelet në vitin 2006.

Dhuna në rritje ka çuar në shtimin e kritikave në adresë të politikave të drogës të presidentit Calderon, sa që grupet e opozitës  thonë se ai nuk ka bërë asgjë për të ndaluar rrjedhjen e drogës në SHBA.

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: