Lindje e Mesme, fillojnë bisedimet e drejtpërdrejta të paqes

Bisedimet e para direkte midis udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë që vinë gati pas dy vitesh kanë filluar me një premtim për "mbështetje të plotë dhe aktive" nga SHBA-të.

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton i tha Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësit palestinez Mahmoud Abbas se kanë mundësinë " t'i japin fund këtij konflikti".

Netanyahu tha se koncesionet e dhimbshme nga të dy anët do të jenë të nevojshme.

Abbas i bëri thirrje Izraelit t'i jap fund të gjitha ndërtimeve të konstruksioneve dhe të heqë bllokadën në Rripin e Gazës.

Bisedimet që u mbajtën në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, janë negociatat e parë të tilla në 20 muaj e fundit.

Presidenti Barack Obama nisi bisedimet, duke u dhënë palëve negociuse afat një vjeçar.

Ai ka thënë se qëllimi është që të përfundoj pushtimi i izraelit në territorin e okupuar në vitin 1967, dhe një shtet i pavarur demokratik palestinez të ekzistojë në mënyrë paqësore, pranë Izraelit.

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: