Presidenti Barack Obama i ka bërë thirrje udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë të mos humbasin mundësinë e një marrëveshje paqe të përhershme.
"Kjo mundësi mund të mos të vijë prapë së shpejti," tha ai, duke premtuar mbështetjen e SHBA-ve për negociata të reja.
Z. Obama foli një ditë më parë në lidhje me raundin e ri të bisedimeve të drejtpërdrejta në mes Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësin palestinez Mahmoud Abbas.
Më parë, ai dënoi kasaphanën në Rripin e Gazës, ku humbën jetën katër izrealit.
Ata u qëlluan për vdekje nga persona të armatosur afër qytetit të Hebronit, në bregun perëndimor të martën. Sulmi thuhet të jetë kryer nga persona të armatosur të krahut të lëvizjes islamike Hamas, që kontrollojnë Rripin e Gazës dhe kundërshtojnë bisedimet e paqes me Izraelin.
Z. Obama foli në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën mbrëma, pas takimeve me z. Netanyahu, zotin Abaz, Mbreti Abdullah II i Jordanisë dhe Presidenti egjiptian Hosni Mubarak.
Vërejtjet e tij erdhën në prag të negociatave të para të drejtpërdrejta midis udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë në këto 20 muaj, të cilat ai tha se kishin për qëllim "për të zgjidhur të gjitha çështjet e statusit final".



