;)

Çmimin Nobel për Fizikë e marrin "mjeshtrit e dritës"

Çmimi Nobel për Fizikën ndahet këtë vit nga tre shkencëtarë: studiuesi me origjinë kineze Charles Kao dhe Williard Boyle e George Smith nga SHBA-ja. Ndërsa ai për mjekësinë iu jepet tre biologëve nga SHBA-ja: Jack Szostak, Carol Greider dhe Elizabeth Blackburn.
 
Tre shkencëtarë nderohen për meritat e tyre në teknologjinë e informacionit me çmimin Nobel për fizikën; ata madje cilësohen si "mjeshtër të dritës". Por Komiteti i çmimit Nobel sërish i la shumë kohë vetes. Rreth katër dekada pas zbulimeve të tyre revolucionare, të cilat hodhën bazat për përçimin e shpejtë të të dhënave në internet dhe fotografinë digjitale, tre shkencëtarët Charles Kao, Williard Boyle dhe George Smith marrin çmimin Nobel. 85-vjeçari Boyle nuk shpresonte më në marrjen e nderimit të lartë. Por në 10 dhjetor ai do të nderohet në Stokholm bashkë me 79-vjeçarin George Smith. Dy fizikanët nga SHBA-ja kanë zhvilluar të ashtuquajturin chip CCD, i cili sot përdoret në çdo aparat fotografik digjital, çdo aparat faksi, apo skanerë. Boyle thotë, se ai ndeshet çdo ditë me efektet e punës së tij.
 
"Kur hedh sytë përreth dhe shoh gjithë kamerat digjitale, që përdoren, atëherë shoh punën time, megjithëse sot nuk përdoren ekzaktësisht çipet CCD, që kemi zhvilluar ne. Por mund të thuhet se ne vumë bazat e këtij zhvillimi digjital."
 
Edhe Charles Kao ka kontribuar në revolucionimin e teknologjisë së komunikacionit. Ai ka lindur në Kinë dhe ka dhënë mësim në Angli deri në daljen në pension. Atje Charles Kao kreu edhe kërkime se si mund të transportohet drita me kabllo optikë në distanca të mëdha. Falë zbulimeve të tij sot sinjalet mund të udhëtojnë në distanca të largëta përmes përçuesve shumë të hollë prej qelqi, në formën e impulseve të dritës.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: