Politikani që më shumë se kushdo urren Izraelin ne Lindjen e Mesme është presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad.
Por mediat britanike habisin kur hedhin dyshime mbi origjinën hebreje të tij.
Gazeta “The Daily Telegraph” i referohet një dokumenti që Ahmadinexhad ka publikuar dhe ndërrimit të mbiemrit që ka bërë familja e tij kur ai ishte vetëm katër vjeç.
Karta e identitetit, tregon se familja e tij ka pasur një mbiemer tjetër, po arsyet e ndërrimit te tij nuk shpjegohen.
Psikologët po gjejnë rrënjët e urrejtjes së madhe të Ahmadinexhad, i cili më parë ka deklaruar se holokausti nuk ka ekzistuar dhe se Izraeli duhet zhdukur nga hartat.



