
Pesë punonjës të organizatës humanitare “ World Vision” kanë humbur jetën nga një sulm terrorist në Pakistan.
Bëhet e ditur se sulmi ka ndodhur sot në zyrat e kësaj organizate, në afërsi të qytetit Oghi në veriperëndim të vendit, ka thënë Rasul Shah, zyrtar i policisë, në një fjalim televiziv.
Pesë viktimat, dy gra dhe tre burra, janë punonjës të kësaj organizate.









