Të paktën 22 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi në një tubim të shiitëve në qytetin Quetta, në jug-perëndim të Pakistanit.
Përveç të vdekurve shumë të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i cili u shoqërua me disa qitje armësh.
Tubimi ishte organizuar nga disa student shiitë në shenjë solidariteti me palestinezët.
Ndërkohë, ky përbën sulmin e dytë kundrejt shiitëve në Pakistan Brenda javës.
Mbi 30 persona humbën jetën në qytetin e Lahores nga një seri shpërthimesh gjatë ditës së Mërkurë.



